Kapiteni i Çekisë: Ndaj Shqipërisë jemi të motivuar, do ia dalim këtë herë

Kapiteni i Çekisë: Ndaj Shqipërisë jemi të motivuar, do ia dalim këtë herë

23:07, 08/02/2024

Kapiteni i Çekisë, Tomas Suçek, komentoi shortin e Ligës së Kombeve, të hedhur pasditen e sotme në Paris, teksa goglat e vendosën kombëtaren e tij përballë, Ukrainës, Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Në prononcimin e dhënë pas shortit, mesfushori që luan në Angli me Uest Hem, u shpreh i kënaqur, teksa deklaroi:  “Personalisht jam i kënaqur me shortin, janë të gjitha skuadra të balancuara. Ne kemi luajtur me Ukrainën dhe Shqipërinë kohët e fundit, ndaj do të kemi motivim për t’i përballuar përsëri dhe të jemi të suksesshëm. Gjeorgjia do të jetë diçka e re por besoj se mund t’ia dalim”, u shpreh Suçek.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco