Pranë zyrtarizmit edhe miqësorja tjetër e Shqipërisë në muajin mars, mësohet data dhe qyteti ku do të luhet

Pranë zyrtarizmit edhe miqësorja tjetër e Shqipërisë në muajin mars, mësohet data dhe qyteti ku do të luhet

22:21, 08/02/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy miqësore në muajin mars për të përgatitur pjesëmarrjen në Euro 2024.

FSHF deri tani ka zyrtarizuar vetëm atë ndaj Suedisë më datë 25 mars në Goteborg, teksa prej javësh negocion edhe me Kilin.

Duket se kjo miqësore e dytë do të zyrtarizohet shumë shpejt, pasi edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka konfirmuar pas shortit të sotëm të Ligës së Kombeve si thuajse të përfunduar akordin.

“Në fakt nuk kemi firmosur zyrtarisht, por jemi pothuajse në përfundim të saj, për një miqësore kundër Kilit në Bolonja më 21 mars. Pastaj do të shkojmë për të luajtur ndaj Suedisë. Edhe pse Suedia luan në Grupin C, meriton të jetë në A.

Ka momente “jo”, kualifikueset e kaluara për Suedinë nuk kanë qenë në momentin më të mirë. Akoma nuk kemi firmosur marrëveshjen, por jemi thuajse dakord për Kilin”, tha Duka duke shpjeguar kësisoj se kur dhe ku do të luhet sfida ndaj skuadrës së Amerikës Latine.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco