U eliminuan nga Kupa e Azisë, gazetarët tentojnë të dhunojnë trajnerin e huaj të kombëtares së tyre

U eliminuan nga Kupa e Azisë, gazetarët tentojnë të dhunojnë trajnerin e huaj të kombëtares së tyre

09:07, 30/01/2024

Iraku u eliminua nga Jordania në Kupën e Azisë (3-2) dhe një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga gazetarët irakianë. Në konferencën e shtypit pas ndeshjes, ata tentuan të dhunonin trajnerin e kombëtares së tyre, spanjollin Jesus Casas.

Edhe pse Iraku zhvilloi një fazë grupesh fantastike, duke mundur edhe Japoninë, nuk arriti të kalonte në çerekfinale, pas humbjes së papritur ndaj Jordanisë.

Kjo gjë bëri që gazetarët e Irakut të nervozoheshin shumë me trajnerin, pasi, sipas tyre, ai ka dhënë shumë intervista për mediat e vendit të tij, duke humbur përqendrimin për përgatitjen e ndeshjes.

Ata u sulën drejt tij në konferencën e shtypit dhe vetëm ndërhyrja e stafit të sigurisë i ndali.

“Asnjë nga trajnerët e ekipeve që janë kualifikuar nuk ka dhënë intervista para ndeshjes. Si ka mundësi që vetëm ti ke dhënë? Je për turp”, dëgjohet të thonë gazetarët nga Iraku.

Pasi shfrynë dufin, gazetarët u larguan nga salla e konferencës, duke lënë aty vetëm disa kolegë të huaj, para të cilëve trajneri Jesus Casas u justifikua duke thënë se intervistat e tij nuk kanë ndikuar në rendimentin e ekipit.

Nga ana e saj, Federata e Futbollit të Irakut dënoi “skenën e turpshme” që u pa në sallën e konferencës për shtyp dhe “sjelljen e neveritshme kundër trajnerit Casas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco