Kosova gjen miqësore për marsin, luan ndaj një skuadre pjesëmarrëse në Euro 2024

Kosova gjen miqësore për marsin, luan ndaj një skuadre pjesëmarrëse në Euro 2024

21:58, 29/01/2024

Përfaqësuesja e Kosovës, në pritje të emërimit të trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e saj, ka gjetur kundërshtarin për miqësoret e muajit mars. Federata e Futbollit të Hungarisë, ka bërë të ditur sot se ka arritur akordin për të luajtur ndaj “Dardanëve” si pjesë e përgatitjeve të saj për Euro 2024.

Sfida do të luhet më 26 mars dhe për hungarezët, do të jetë një provë e fortë për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin e kësaj vere, pasi janë mes 24 ekipeve që siguruan biletën në këtë turne. Ata janë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Zvicrën dhe Skocinë,

Fakti që Kosova barazoi dy ndeshjet ndaj Zvicrës, duket se e ka bërë më interesant duelin për palën hungareze, që ka finalizuar kësisoj zyrtarizimin e marrëveshjes mes palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco