Katër skuadra në garë, Kumbulla preferon bashkimin me ish-trajnerin

Katër skuadra në garë, Kumbulla preferon bashkimin me ish-trajnerin

17:50, 29/01/2024

Marash Kumbulla është shumë pranë rikthimit në fushë, pas nëj dëmtimi të gjatë që e mban larg fushave prej më shumë se 10 muajsh, megjithatë mbrojtësi shqiptar duket se nuk bën pjesë në planet e Romës.

Kryeqytetasit kanë ndërmend ta japin në huazim deri në fund të sezonit, në mënyrë që mbrojtësi 24-vjeçar të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe të gjejë formën më të mirë, teksa pretendentët nuk mungojnë, me plot katër skuadra të Serisë A, që janë gati bëjnë pjesë të tyre.

Interes më të fortë së fundi ka shfaqur Torino, pas dëmtimit të mbrojtësit italian Buongiorno. Trajneri ‘granata’, Ivan Juriç ishte ai që lancoi Kumbullën te Verona në sezonin 2019-2020 dhe po këmbëngul që ta marrë te Torino, për ta rikthyer edhe njëherë në nivele të larta.


Për mbrojtësin interesohet edhe Verona, me presidentin Setti që ka shitur një pjesë të mirë të futbollistëve për shkak të problemeve financiare dhe një futbollist në huazim do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën.

Edhe Genoa është ende në kërkim të një zëvendësuesi për Dragusin, që u transferua në Premier League te Tottenham, ndërsa së fundi edhe Cagliari ka kërkuar informacione për Kumbullën.

Me merkaton që mbyllet pasditen e 1 shkurtit, orët e ardhshme do të jenë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Kumbullës, që natyrisht preferon një skuadër ku të luajë rregullisht, për të gjetur formën më ët mirë dhe për të luajtur shanset e tij për një vend në Europianin Gjermani 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco