Goditja e gjyqtarit në Luz, vjen reagimi i FSHF-së: Futbolli të mos penalizohet nga individë të papërgjegjshëm

Goditja e gjyqtarit në Luz, vjen reagimi i FSHF-së: Futbolli të mos penalizohet nga individë të papërgjegjshëm

21:27, 28/01/2024

 

Një 44-vjeçar u prangos nga policia e Kavajës pasi goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes Luzi 2008-Lushnja.  44-vjeçari është punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L. për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Në përfundim të  ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, në momentin kur lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, i arrestuari ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit.

Luzi 2008 është ekipi i futbollit të Luzit të Vogël të Kavajës. Ndeshja e kësaj të diele përfundoi 1-2 për Lushnjën.

Për këtë incident të shëmtuar nga reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit me një qëndrim zyrtar:

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar.

Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco