Goditën me grushte futbollistin e ekipit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi

16:54, 26/01/2024

Një skenë e turpshme ka ndodhu para pak ditësh në futbollin shqiptar, në miqësoren mes Butrintit dhe Memaliajt.

Lojtari i sarandjotëve, Albi Selimaj është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës pas një sherri me trajnerin e tij, Neritan Novi.

Lojtari Selimaj dhe i afërmi i tij janë përplasur me trajnerin dhe drejtorin e klubit në tunelin e stadiumit “Andon Lapa”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Albi  Selimaj, 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. 

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.  

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve , Neritan Novi, 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dhiogjen Muço , 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco