Telashe për Italinë para Europianit, dëmtohet Berardi

Telashe për Italinë para Europianit, dëmtohet Berardi

14:46, 26/01/2024

Sulmuesi i Italisë, Domeniko Berardi, ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes së djeshme.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të një dëmtimi të meniskut.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Sasuolos përmes një postimi në faqen zyrtare: “Futbollisti Domeniko Berardi, gjatë stërvitjes së djeshme, ka pësuar një traumë në gjurin e majtë. Testet, të kryera në mëngjes, nxorën në pah një dëmtim të meniskut medial. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni sot”.

Nuk dihet sa kohë do t’i duhet futbollistit të kthehet në fushë. Nëse nuk arrin të rikuperohet për Europianin do të ishte një humbje e madhe për Luçiano Spaletin dhe një lajm i mirë për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco