Igli Tare analizon ‘luftën për titull në Serie A mes Interit dhe Juventusit

Igli Tare analizon ‘luftën për titull në Serie A mes Interit dhe Juventusit

13:37, 26/01/2024

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, ka folur për luftën e fortë në Seria A për titullin kampion mes Interit dhe Juventusit.

Ai është ndalur më së shumti te trajneri Simone Inzaghi, me të cilin fillimisht ka luajtur dhe më pas ka punuar gjatë kohës së tij te Lazio.

Kush është i preferuari juaj për titullin?

“Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse ka bërë një merkato më të mirë dhe është i forte. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në mars. Zikalërit tani do të kenë kundërshtarë të vështirë si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta. Pa harruar edhe Champions League, ku do të përballen me Atletico Madrid. Ata do të duhet të durojnë të gjitha këto sfida.

Nga ana tjetër, Allegri do të mund të fokusohet vetëm te kampionati. Përgatitja e një ndeshje në javë deri në prill është një avantazh i mirë për bardhezinjtë. Juventus mund të përpiqet të zgjasë ose të paktën të qëndrojë atje deri në fund”.

A mund ta ndihmojë trajnerin Inzaghi fakti që ka një ekip më të konsoliduar dhe më shumë alternativa?

“Për sa i përket alternativave cilësore, Interi nuk ka të barabartë. Por ky avantazh, të paktën në Serinë A, përfundon duke u zhdukur nëse luani çdo tre ditë dhe keni fazën e parë dhe ndoshta më pas çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”.

A mund të përsërisë Inzaghi rrugëtimin europian të sezonit të kaluar?

“Unë e vendosa Interin së bashku me Bayernin dhe Cityn në mesin e favoritëve. Simone është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe di të menaxhojë angazhimin e dyfishtë javor. Ai e konfirmoi këtë në Superkupë: Kishte ekipin më të fortë dhe ia doli, solli në shtëpi trofeun. Tani atij i mungon titulli për të kurorëzuar karrierën e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco