Dejvi Bregu i jep fund aventurës në Turqi, transferohet në Poloni

Dejvi Bregu i jep fund aventurës në Turqi, transferohet në Poloni

11:56, 26/01/2024

Dejvi Bregu ka kaluar me sukses testet mjekësore tek ekipi polak, Wisla Krakow.

Pas disa aventurash dhe sezonesh në Turqi, tashmë ai do ta vijojë karrierën diku tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat polake dhe është vetëm çështje kohe zyrtarizimi nga ana e klubit.

Për momentin Wisla është pjesë e ligës së parë në Poloni dhe po lufton për t’u ringjitur në elitë.

Në këtë skuadër ndodhet edhe një tjetër futbollist shqiptar, vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco