Guardiola bën polemikë me Ceferin: E humbi një herë betejën me Cityn, të respektojë rregulloren!

Guardiola bën polemikë me Ceferin: E humbi një herë betejën me Cityn, të respektojë rregulloren!

11:34, 26/01/2024

Trajneri Pep Guardiola i ka thënë presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, që të “respektojë procedurën”.

Një deklaratë kjo e trajnerit spanjoll që ka ardhur në përgjigje të komenteve të presidentit të UEFA-s në lidhje me shkeljet e pretenduara të Fair Play Financiar të Manchester City.

Ceferin së fundmi i tha “Telegraph” se UEFA “kishte të drejtë” që i dha Cityt një pezullim 2-vjeçar nga futbolli europian në 2020. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e anuloi dënimin në apel.

Aktualisht, skuadra kampione e Anglisë, Europës dhe botës, po kundërshton gjithashtu pretendimet e Premier League se klubi ka thyer rregullat e tyre financiare.

“Si avokat që është dhe president i UEFA-s, duhet të presë dhe më pas të bëjë çfarë të dojë”, tha Guardiola.

“Ai duhet të respektojë rregullat dhe duhet të presë. Ai ka shumë punë për të bërë në UEFA. Një avokat duhet të respektojë procedurën dhe të kuptojë se ne kemi të drejtë të mbrohemi”, tha Guardiola.

City u akuzua për 115 shkelje të rregulloreve të Premier League në shkurt të vitit të kaluar.

Shefi ekzekutiv i Premier League tha se një datë është caktuar për seancën dëgjimore, por shtoi se nuk mund të zbulonte se kur do të zhvillohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco