Laveci izolohet në një spital psikiatrik

Laveci izolohet në një spital psikiatrik

10:30, 26/01/2024

Ezekiel Laveci është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij.

Argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, ish-sulmuesi i Napolit i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë, “L’Equipe” zbulon edhe bisedën mes Lavecit dhe një të afërmi të tij.

Ky i fundit tregon se argjentinasi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale duke lënë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco