Laçi zhbllokon merkaton në FIFA, Tirana mbetet në pritje

Laçi zhbllokon merkaton në FIFA, Tirana mbetet në pritje

15:16, 25/01/2024

Përveç kualifikimit në turin çerekfinal të Kupës, kjo javë mund të quhet pozitive për Laçin edhe sa i përket zhbllokimit të merkatos.

Klubi i Laçit ka zgjidhur problematikën në FIFA, duke bërë marrëveshje me lojtarët që kishin fituar gjyqet: Lukas Ramos dhe Saliu Guindo.

Në këtë mënyrë, sistemi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për llogari të Laçit është hapur dhe menjëherë klubi ka federuar dy afrimet e deritanishme: Indrit Prodani dhe Toni Salihu.

Mbrojtësi i majtë debutoi dje si titullar kundër Dinamos, ndërsa sulmuesi 23-vjeçar kosovar u fut në minutat e fundit.

Salihu vjen pas aktivizimit në ligën e parë kosovare me klubin Prishtina e Re, ndërsa ka luajtur edhe me Oniks dhe Vllazninë e Pozheranit.

Kësisoj, klubi i vetëm i Superiores që ka ende merkaton e bllokuar në FIFA është Tirana, e cila duhet të paguajë ose të gjejë marrëveshje me ish-lojtarët, përndryshe do të duhet të presë deri në verën e vitit 2025 për transferime të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco