Video epike/ Autografi i Leo Messit për tifozin teksa ishte i ndaluar në semafor bëhet virale

Video epike/ Autografi i Leo Messit për tifozin teksa ishte i ndaluar në semafor bëhet virale

12:11, 25/01/2024

Një tifoz i yllit argjentinas, Leo Messi, as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar takimin me idhullin e tij, por kot nuk thonë rastësia është mbreti i botës.

Kështu teksa tifozi kishte ndaluar në semafor krahas tij pa që qëndronte 'Pleshti.'

Ai pa u menduar dy herë i kërkoi që ti jepte një autograf në bluzën që mbante numrin e Messit që për fat e kishte me vete.

Messi i buzëqeshur nuk refuzoi dhe për ato pak sekonda që trafiku ishte i mbyllur, arriti ta firmoste për ta bërë ëndrrën e tifozit realitet, si pasojë e të cilit makina që ishin pas i binin borisë për të nisur pasi semafori ishte hapur.

Me sa duket nuk ishte në dijeni se superylli argjentinas ishte brenda.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco