Tifozët shqiptarë ‘pushtojnë’ me komente faqen e UEFA-s në rrjetet sociale, paralajmërojnë spektakël në Gjermani

Tifozët shqiptarë ‘pushtojnë’ me komente faqen e UEFA-s në rrjetet sociale, paralajmërojnë spektakël në Gjermani

11:50, 25/01/2024

Faqja zyrtare e UEFA Euro 2024 në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme ka bërë një postim me fotot e disa tifozëve.

Në këto foto qëndron edhe Besmir Limani, djaloshi me origjinë nga fshati i Tatesh i Strugës, i cili jeton në Zvicër.

Duke e parë që në këtë postim shfaqet flamuri “kuqezi”, shumë njerëz kanë komentuar dhe kanë bërë pëlqime në këtë postim, duke treguar përkrahje të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një super aventure në ndeshjet para-kualifikuese.

Ekipi i Sylvinhos në Gjermani do të luaj kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco