E çuditshme, kjo kombëtare feston kualifikimin duke shkarkuar trajnerin

E çuditshme, kjo kombëtare feston kualifikimin duke shkarkuar trajnerin

10:48, 25/01/2024

Katër ndeshje vetëm 1 gol. Por ai gol bën të lumtur shumë skuadra që renditen si të tretat më të mira.

Kapiteni Zijeh bën të lumtur Marokun që fiton kundër Zambias dhe skuadra e drejtuar nga Regragui fluturon në 1/8-at e turneut si e parë e Grupit F.

Republikës Demokratike të Kongos i mjafton një barazim pa gola ndaj Tanzanisë për t’u kualifikuar si e dytë, ndërkohë që çmenduria ka ndodhur te organizatorët e Bregut të Fildishtë.

Ende pa u luajtur ndeshjet e djeshme dhe duke parë paraqitjen e turpshme në shtëpi, federata vendase kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin Gase dhe zëvendësin e tij, Printant.

Të bindur se e kishin mbyllur përpara kohe aventurën në Kupën e Afrikës, e cila mendohej që të kishte një tjetër histori, Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë kalon nga zhgënjimi në gëzim, duke qenë se rezultatet e djeshme i lejojnë falë golavarazhit që të kualifikohen si e katërta më e mirë e 6 grupeve dhe kështu që do të kenë një vend në 1/ 8-at.

Por problemi është që tashmë ata janë pa trajner, kështu që me shpejtësi federata është korrigjuar dhe ka emëruar teknikun e përfaqësueses U-23, Emerse Fae, i cili do të jetë në stol për supersfidën me Senegalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco