Bilbao eliminon Barcelonën nga Kupa e Mbretit pas 120 minutash lojë

Bilbao eliminon Barcelonën nga Kupa e Mbretit pas 120 minutash lojë

00:20, 25/01/2024

Athletic Bilbao triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës pas 120 minutave lojë, duke siguruar një kualifikim drithërues dhe fantastik në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Aty ku u bashkohet Sociedadit dhe Mallorcas.

Ndërkohë që çerekfinalja e fundit do të luhet të enjtën në mbrëmje në “Wanda Metropolitana”. Stadium ku Atletico vendase do të sfidojë Sevillan.

Koha e rregullt në “San Mames”, përfundoi në barazim 2-2. Pjesë e parë nisi në mënyrë spektakolare dhe u mbyll e tillë.

Bomberi polak barazoi takimin në minutën e 26'. Gjashtë minuta më vonë erdhi përmbysja, me Yamal që dhuroi spektakël në fushën e blertë.

Minuta e 49’, krosim i Nico Williams dhe gol me kokë i Oihan Sancet. Të dyja skuadrat vijuan të krijonin raste për të gjetur golin e fitores.

Talenti Yamal kishte dy mundësi fantastike për të kualifikuar Barcelonën, por shpërdoroi rastet flagrante.

Vëllezërit Williams u kthyen në heronjtë e baskëve. Inaki i ardhur nga stoli, realizoi golin e tretë të Bilbaos në minutën 105+2’.

Ndërkohë që Nico (supergol) vulosi në shtesat e shtesës kualifikimin e skuadrës së Ernesto Valverdes, që po zhvillon një sezon shumë të mirë deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco