Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Bilbao-Barcelona në shtesë

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Bilbao-Barcelona në shtesë

23:33, 24/01/2024

Nuk ka fitues në kohën e rregullt në Athletic Bilbao-Barcelona, sfidë e raundit çerekfinale në Kupën e Mbretit. Dueli që po zhvillohet në “San Mames”.

90 minutat e kohës së rregullt, u mbyllën në barazim 2-2. Pjesë e parë nisi në mënyrë spektakolare dhe u mbyll e tillë.

Baskët kaluan në avantazh pas 36 sekondash, me Gorka Guruzeta që ndezi festën e tifozëve të Bilbaos. Por, katalanasit reaguan dhe përmbysën rezultatin me Robert Lewandowskin dhe Lamine Yamal.

Bomberi polak barazoi takimin në minutën e 26’, moment ku pati fatin me vetë. Gjashtë minuta më vonë erdhi përmbysja, me Yamal që dhuroi spektakël në fushën e blertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco