Nuk ka surpriza, Liverpool në finalen e Kupës së Ligës! Do të përballet me Chelsean e Brojës

Nuk ka surpriza, Liverpool në finalen e Kupës së Ligës! Do të përballet me Chelsean e Brojës

23:05, 24/01/2024

Liverpool është rivali i Chelsea në finalen e Kupës së Ligës! Të kuqtë e Jurgen Klopp, barazuan me shifrat 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Fulham, duke siguruar kështu “biletën” për në finalen e madhe që do të luhet në Wembley. 

Falë triumfit në duelin e parë me rezultatin 1-2, Liverpool, arriti të kalonte më tej. Për sa i përket sfidës së kthimit, Liverpool kaloi i pari në avantazh me anë të Luiz Diaz, në minutën e 11-të, ndërkohë që vendasit arritën të barazonin shifrat me Diop në minutën e 77-të

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco