Vllaznia afron Alfred Ajdarevic deri në fund të sezonit

Vllaznia afron Alfred Ajdarevic deri në fund të sezonit

13:06, 24/01/2024

Vllaznia vazhdon me punën në merkato, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Alfred Ajdarevic.

Përmes rrjeteve sociale, klubi shkodran bën me dije se 25-vjeçari ka firmosur me “kuqeblutë” deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtën e zgjatjes për një vit.

Ajdarevic kalon te Vllanzia me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me Orebro Syrianska më 1 janar të këtij viti.

“Klubi i futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij zyrtarisht është edhe futbollisti Alfred Ajdarevic. Është 25 vjeç, luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është rritur dhe formuar si futbollist në Suedi. Ai vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij, teksa ka firmosur një kontratë 6 mujore, me të drejtë zgjatje edhe për një vit. Mirë se erdhe Alfred Ajdarevic!”-shkruan Vllaznia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco