Portieri i Shpresave rikuperohet nga dëmtimi, kthehet të luajë te Frankfurti pas 4 muajsh

Portieri i Shpresave rikuperohet nga dëmtimi, kthehet të luajë te Frankfurti pas 4 muajsh

12:08, 24/01/2024

Pas katër muajsh jashtë fushave të lojës, Simon Simoni rikthehet të mbrojë kuadratin e tij.

Portieri shqiptar u kthye të luajë në testin miqësor mes Frankfurt U-21 dhe Paderborn U-21.

Simoni u dëmtua katër muaj më parë në bërryl dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje.

Ndërkohë, tashmë ish-portieri i Dinamos ka lënë pas çdo gjë duke u rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Simoni shihet si një nga portierët më me perspektivë, çka bëri edhe Eintrahtin e Frankfurtit që të paguajë 600 mijë euro te Dinamo për shërbimet e tij.

19-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco