Thomas Strakosha i mërzitur nga stoli te Brentfordi: Kam Europianin përpara

Thomas Strakosha i mërzitur nga stoli te Brentfordi: Kam Europianin përpara

11:43, 24/01/2024

“Kam Europianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, ishte deklarata e bujshme e Thomas Strakoshës pak ditë më parë, duke shfryrë në një farë mënyre për qëndrimin e gjatë në stol dhe mundësinë e munguar për të qenë titullar te klubi anglez.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lazion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022-it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje.

Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja tek Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol.

Kjo ka sjellë pakënaqësi, aq sa disa media në platformën “X”, (ish- ”Twitter”), kanë raportuar që disa klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco