Skuadra e Clippers tregoi forcën në ndeshjen derbi ndaj Lakers, duke fituar 127-116.
Takim në përgjithësi i ekuilibruar, ku te Lakers u ndje mungesa e LeBron James.
Më i miri për Clippers ishte Kawhi Leonard, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asist, mbështetur nga Harden me 23 pikë.
Fiton edhe ekipi kampion i Denver, që mundi 114-109 Indiana jashtë fushe.
Edhe Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray po me 31 pikë. New York, falë 60 pikëve të dyshes Randle-Brunson, mundi 108-103 Brooklyn.
Në krye të renditjes në Perëndim ngjitet Oklahoma, që fitoi në sekondat e fundit 111-109 ndaj Portland.
Alexander Shai me 33 pikë e 10 asist ishte lider për vendasit. Fitore të thellë arrin New Orleans, që mundi 153-124 Utah Jazz, ndeshje ku diferencën në fushë e McCollum, autor i 33 pikëve.
Rezultatet
Indiana – Denver 109-114
Brooklyn – New York 103-108
New Orleans – Utah Jazz 153-124
Oklahoma – Portland 111-109
Clippers – Lakers 127-116
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: