Drama e Michael Owen me sëmundjen e djalit: Ai është klinikisht i verbër, lutemi të gjendet një kurë

Drama e Michael Owen me sëmundjen e djalit: Ai është klinikisht i verbër, lutemi të gjendet një kurë

10:50, 24/01/2024

Familja Owen po merret me një dramë të vërtetë. Këtë e ka zbuluar Michael, ish-sulmuesi anglez i Liverpoolit, Manchester United dhe Real Madridit, ndër të tjera, tani komentator televiziv për Premier League.

Ai zbuloi për “Daily Mail” se si djali i tij 17-vjeçar është klinikisht i verbër.

James Owen në fakt është i prekur nga sindroma

“Stargardt”, një sëmundje që prek retinën.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2001, foli për sprovën që e mundon: “Djali im, James, është klinikisht i verbër. Çdo natë shkoj në shtrat duke u lutur që të gjendet një kurë. Si prindër, gruaja ime dhe unë ndoshta jemi ndjerë shumë më keq se James, gjë që tingëllon shumë keq të thuhet.

Ju dëshironi të largoni të gjithë dhimbjen, ju vjen keq për të sa herë që shkoni në spital dhe merr mjekime të reja. Pikat që hedh i pickojnë sytë dhe ai qan gjithë ditën. Ka qenë shumë e vështirë për ne kur morëm vesh se kjo ishte një sëmundje e pashërueshme në atë kohë.

Jetojmë në moshën e qelizave staminale dhe çdo natë shkojmë në shtrat duke u lutur që të ketë diçka për ta kuruar, por për momentin është një gjendje që regresohet me kalimin e kohës”.

Sindroma “Stargardt” është një sëmundje gjenetike që prek retinën, shkakton ulje të shikimit dhe shfaqet brenda moshës 20-vjeçare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco