Natë emocionuese/ Skuadra palestineze e futbollit bën histori në Kupën e Azisë Kombëtarja palestineze duke festuar golin e parë

Natë emocionuese/ Skuadra palestineze e futbollit bën histori në Kupën e Azisë

09:06, 24/01/2024

Skuadra e futbollit e Palestinës arriti në fazën eliminatore të Kupës së Azisë AFC për herë të parë pasi mundi Hong Kongun 3-0 të martën në një ndeshje të Grupit C të mbushur me emocione nga lojtarët dhe tifozeria.

Fitorja, e para e skuadrës në Kupën e Azisë, konfirmoi vendin e tyre në raundin e 16-të si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në turneun në Katar.

Momenti historik sportiv për palestinezët vjen teksa  lufta e Izraelit kundër Hamasit  është ndezur në Gaza, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe një krizë katastrofike humanitare. Vdekjet e palestinezëve  në Bregun Perëndimor  gjithashtu janë rritur në të njëjtën kohë.

Gjatë gjithë ndeshjes, turma prej 6,500 trupash gjëmonte për palën palestineze dhe në bilbilin e fundit lojtarët u shpërthyen në lot gëzimi. 

Mbrojtësi Mohammed Saleh, i cili ishte dhe heroi i ndeshjes pasi shënoi dhe dy golat  i lindur në Gaza, shihet duke qarë dhe i gjunjëzuar në tokë.

“Urime popullit të Palestinës për kualifikimin në raundin tjetër. Dua të shpreh mirënjohjen time për lojtarët e mi, ata ishin heronj sot”, tha trajneri i Palestinës Makram Daboub pas ndeshjes.

ImageMohammed Saleh nga kombëtarja palestineze në aksion me Everton Camargo të Hong Kongut në stadiumin Abdullah bin Khalifa në Doha, Katar më 23 janar 2024.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco