Siria shkruan historinë në Kupën e Azisë, përkthyesi ia plas të qarës gjatë intervistës së trajnerit

Siria shkruan historinë në Kupën e Azisë, përkthyesi ia plas të qarës gjatë intervistës së trajnerit

21:29, 23/01/2024

Përfaqësuesja ë Sirisë ka shkruar sot emrin në historinë e futbollit teksa për herë të parë ka siguruar praninë mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Azisë. Një arritje e cila erdhi pas fitores 1-0 ndaj Indisë, duke bërë realitet një ëndërr të ndjekur prej shumë vitesh.

Në arritje e jashtëzakonshme që është përjetuar me shumë emocione nga protagonistët e sfidës, aq sa edhe përkthyesi i trajnerit të përfaqësues nuk ka mbajtur dot lotët pas duelit.

Mediat siriane po intervistonin trajnerin argjentinas Héctor Cúper, një emër të njohur të futbollit botëror i cili në karrierë ka drejtuar edhe skuadra si Valencia, Inter e Parma, teksa tani drejtoi pikërisht përfaqësuesen e Sirisë drejt arritjes historike. Duke folur, përkthyesi i tij sirian nuk mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara, ashtu siç bëri më pas i emocionuar edhe gazetari që po bënte intervistën.

Vetëm Cuper qëndroi i qetë në atë moment dhe u largua nga plani, duke lënë të dy të tjerët të përqafoheshin shumë të emocionuar në këto momente historike për futbollin e vendit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco