Kupa e Azisë/ Fitore historike e Palestinës, mposht Hong Kongun dhe kualifikohet në raundin tjetër

Kupa e Azisë/ Fitore historike e Palestinës, mposht Hong Kongun dhe kualifikohet në raundin tjetër

21:11, 23/01/2024

Palestina ka triumfuar 0-3 ndaj Hong Kongut, në sfidën e vlefshme për Kupën e Azisë. Për palestinezët kjo është fitorja e tyre e parë në historinë e kompeticionit dhe e mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Oday Dabbagh ishte heroi në Doha me dy gola dhe menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit, lojtarët dhe stafi i Përfaqësueses së njohur festuan në fushë, duke u përqafuar me njërin tjetrin dhe duke valëvitur valëvitur flamuj. “Ne ia dolëm të sjellim një buzëqeshje në fytyrat e atyre që na ndjekin… brenda apo jashtë Palestinës” – Tha pas sfidës kapiteni Musab Al-Battat.

Sido që të shkojë rrugëtimi, të besuarit e Makram Daboub e kanë fituar Kupën e vet. Një sukses historik, që me siguri do të mbahet mend gjithmonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco