Skena të frikshme/ Qese kufomash me foto, tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje

Skena të frikshme/ Qese kufomash me foto, tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje

21:39, 06/12/2023

Skena horror u regjistruan nga tifozët e Bahias në Brazil. Këta të fundit kërcënuan me vdekje lojtarët e ekipit në rast të rënies nga kategoria.

Skuadra nga Salvadori është në zonën e rënies, një ndeshje para finales.

Tifozët kanë dashur të shkundin futbollistët dhe e kanë bërë në mënyrë shumë ekstreme.

Konkretisht, ata dërguan çanta kufomash, ku mbi to ishin fotot e futbollistëve dhe pjesëtarëve të ekipit teknik.

Bahia do të përballet me vendin e dytë Atletiko Mineiro, teksa fati nuk është vetëm në këmbët e tyre.

Përveç fitores së Bahias, nevojitet edhe një “gabim” nga Santos dhe Vasko Da Gama, që janë mbi të, përkatësisht +2 dhe +1 pikë.

Ndërkohë që kërcënimi i bërë nga tifozët për lojtarët është duke bërë xhiron e rrjetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco