Maqedoni e Veriut/ Struga e Shpëtim Duros merr kryesimin

Maqedoni e Veriut/ Struga e Shpëtim Duros merr kryesimin

20:58, 06/12/2023

Struga e Shpëtim Duros triumfoi ditën e sotme ndaj Voska Sport me rezultatin 1-0 duke iu falur golit të pogradecarit Vangjel Zguro në minutën e 99-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.

Falë këtij triumfi kampionët në fuqi, kanë arritur të marrin kryesimin në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke parakaluar kështu Shkupin. 

Ky ishte suksesi i 12-të në 17 javë për Strugën që gjithashtu ka regjistruar edhe 5 humbje, teksa udhëheq me një pikë më shumë se Shkupi, ndërkohë që në vendin e tretë ndodhet Shkëndija e Tetovës me 32 pikë. 

Vlen të theksohet fakti se Struga po kalon një moment të mirë, ku në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore.

Ndërkohë në krahun tjetër skuadra tjetër shqiptare e Voska Sport renditet në vendin e parafundit me 17 pikë në 17 javë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco