VIDEO/ Armando Sadiku shënon dopjetë në Indi, i jep barazimin  skuadrës së tij Mohun Bagan

VIDEO/ Armando Sadiku shënon dopjetë në Indi, i jep barazimin skuadrës së tij Mohun Bagan

18:03, 06/12/2023

Armando Sadiku u bë protagonist në përballjen e javës së nëntë në kampionatin indian, teksa shënoi dy gola në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Mohun Bagan ndaj Odisha.

Sulmuesi shqiptar arriti që të devijojë saktë një harkim që i erdhi nga e djathta, duke ngushtuar diferencën e golave në minutën e 58-të, ndërkohë që në kohën shtesë shmangu humbjen e ekipit të tij, duke realizuar sërish.

Formë e shkëlqyer e e sulmuesit 32-vjeçari, i cili u transferua në verë në kampionatin indian, ku është përshtatur mirë dhe luan rregullisht.

Sadiku u grumbullua në muajin qershor nga trajneri Sylvinho, ku u aktivizua për pak minuta në ndeshjen me Ishujt Faroe në transfertë.

Sulmuesit kuqezi po kalojnë një formë shumë të mirë, ku pjesa më e madhe e tyre shënojnë rregullisht në skuadrat respektive. Sadiku do të kërkojë që të rrisë rendimentin e tij, në mënyrë që të jetë një alternativë edhe për teknikun brazilian të Shqipërisë, për të shkuar në finalet e Europianit që do të luhen në Gjermani vitin e ardhshëm.

Për tu kujtuar se Sadiku është autori i golit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian, teksa shënoi ndaj Rumanisë në Euro2016.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco