Xavi rinovon me Barcelonën, flet edhe për inpaktin e dyshes Felix-Cancelo

Xavi rinovon me Barcelonën, flet edhe për inpaktin e dyshes Felix-Cancelo

17:05, 22/09/2023

Të shtunën, Barcelona pret Celta de Vigon, e motivuar nga dy fitoret e fundit: 5-0 kundër Betisit në La Liga dhe ndaj Antwerpit në Champions. Trajneri Xavi Hernandez foli me superlativa për afrimet e minutës së fundit, Cancelo e Felix.

“Ne u përmirësuam me Gundoganin, Cancelon, Oriol Romeun, fituam më shumë qëndrueshmëri. Puna e përditshme jep fryte, përveç përmirësimit të cilësisë së skuadrës, gjë që është evidente.

João Felix përshtatet shumë mirë për shkak të dinamikës që ofron në sulm. Dhe mes linjave ai mund të jetë më shumë një mesfushor. Nuk është vetëm Lewandowski që përfiton prej tij, shumë lojtarë janë në formë të shkëlqyer dhe kjo është shumë mirë për grupin”.

Gjatë konferencës për shtypin, Xavi konfirmoi se rinovimi i kontratës së tij me Barcelonën tashmë është mbyllur.

“Gjithçka është mbyllur prej disa ditësh, zyrtarizimi do të njoftohet së shpejti. Kam ardhur në një kohë të komplikuar, me situata të vështira në klub. Ka pasur shumë punë nga presidenca e deri te drejtuesit dhe stafi sportiv. Ne fituam dy trofe të rëndësishëm sezonin e kaluar (kampionatin dhe Superkupën), por ky është një proces. Ndihem i mbështetur, i fortë dhe i sigurt. Jemi në një moment të mirë por, që kjo fazë të vazhdojë, duhet të punojmë shumë”, përfundoi ish-mesfushori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco