Tragjedi në Varshavë/ Tifozi humb jetën aksidentalisht pas përfundimit të ndeshjes Legia-Aston Vila

Tragjedi në Varshavë/ Tifozi humb jetën aksidentalisht pas përfundimit të ndeshjes Legia-Aston Vila

14:20, 22/09/2023

Një tifoz ka humbur jetën pas përfundimit të ndeshjes mes Legias së Varshavës dhe Aston Vilës e vlefshme për Ligën e Konferencës.

42-vjeçari u përpoq të dilte nga stadiumi për të shmangur turmën dhe për të shkurtuar rrugën, por gjërat përfunduan keq.

Pasi u hodh nga shkallët ai u rrëzua në rrugë dhe humbi ndjenjat.

Pavarësisht tentativave të tifozëve të pranishëm për ta mbajtur në jetë, tifozi ndërroi jetë.

Në momentin e tragjedisë ishte prezent edhe një prokuror publik teksa të gjithë dëshmuan se ishte një vdekje aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco