Silvinjo shijoi nga afër spektaklin e Muçit, sulmuesi e ftoi për darkë pas dy golave

Silvinjo shijoi nga afër spektaklin e Muçit, sulmuesi e ftoi për darkë pas dy golave

12:50, 22/09/2023

Mbrëmë ishte një natë magjike për Ernest Muçin. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, realizoi dopjetë ndaj Aston Vilës në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në stadium për ta ndjekur nga afër ka qenë edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo së bashku me ndihmësin e tij, Dorivën.

Sipas BW, pas përfundimit të sfidës ata kanë darkuar së bashku.

Muçi është një nga elementet më të rëndësishëm të Shqipërisë, pavarësisht se në dy sfidat e fundit nuk mori asnjë minutë.

Por situata mund të ndryshojë, madje duke nisur nga sfida e radhës, ajo kundër Republikës Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco