VIDEO/ Frikë për një dëmtim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha

VIDEO/ Frikë për një dëmtim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha

11:33, 22/09/2023

Talenti i Barcelonës, Vitor Roque, ka pësuar një dëmtim që duket se është serioz.

Ai u dëmtua në ndeshjes e fundit të Athletico Paranaense kundër Internacionalit, pasi mori një goditje nga Mario Hernandez.

Ende nuk është dhënë një vlerësim nga stafi mjekësor për shkallën e lëndimit, por nga pamjet e para duket se bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Madje, 18-vjeçari u pa në lot sa ishte i shtrirë në tokë.

Vitor Roque u largua me barelë nga fusha e lojës.

Kujtojmë se sulmuesi brazilian do t’i bashkohet Barcelonës në verën e vitit të ardhshëm.

Barça kishte arritur marrëveshje për transferimin e tij për 40 milionë euro, por që tarifa e transferimit në total mund të shkojë deri në 61 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco