Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Çmenduri në Greqi, dhunë mes tifozëve ultras përpara ndeshjes së Champions League, vdes 22-vjeçari

Çmenduri në Greqi, dhunë mes tifozëve ultras përpara ndeshjes së Champions League, vdes 22-vjeçari

09:06, 08/08/2023

Në Greqi është regjistruar një ngjarje shumë e rëndë që lidhet ekskluzivisht me futbollin.

Në prag të ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League, një tifoz 22-vjeçar është goditur për vdekje gjatë përleshjeve mes tifozerive të dy skuadrave.

Lajmin e bëjnë të ditur forcat greke të rendit duke theksuar se në bilanc janë shtuar edhe 6 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktima u transportua fillimisht në një spital të Athinës në gjendje të rëndë por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në përleshje. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të luhet në stadiumin “Agia Sophia” në lagjen e AEK, Nea Filadelfia.

Dhuna në futbollin grek është e pranishme prej shumë vitesh madje pak muaj më parë federata e vendit fqinjë diskutoi edhe mundësinë që finalja e Kupës, AEK-PAOK të zhvillohej në Tiranë pikërisht për shkak të frikës së përleshjeve të mundshme. Gjithsesi kjo hipotezë u rëzua shumë shpejt pasi sfida u luajt në Volos me dyer të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco