VIDEO/ Mesi i shpëton një aksidenti me makinë, kalon semaforin me të kuq në SHBA

VIDEO/ Mesi i shpëton një aksidenti me makinë, kalon semaforin me të kuq në SHBA

21:12, 16/07/2023

Lionel Mesi do të prezantohet si futbollisti më i ri i Inter Majemi sot, por vizitat e tij në klubin amerikan kanë filluar që në ditët e kaluara.

Dhe një nga këto vizita mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë yllit argjentinas, i cili ka rrezikuar jetën duke u larguar nga stërvitja.

Në një video të publikuar nga televizioni argjentinas TyC Sports, shihet një makinë e bardhë që kalon semaforin me të kuq dhe për pak sa nuk përplaset nga makinat e tjera që vijnë me shpejtësi.

Pas saj është një makinë policie, e cila nuk e ndal, por thjesht e shoqëron automjetin e parë, në të cilin raportohet se ka qenë Mesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco