Etrit Berisha lihet jashtë grumbullimit nga klubi, pasi refuzoi ofertën e transferimit

Etrit Berisha lihet jashtë grumbullimit nga klubi, pasi refuzoi ofertën e transferimit

19:36, 16/07/2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të ketë një telash për të zgjidhur në grumbullimin e rëndësishëm të muajit shtator të kuqezinjve.

Tekniku brazilian, do të duhet të përballet me një situatë të pazakontë, pasi portieri që ka zgjedhur titullar së fundmi, Etrit Berisha, nuk është as i grumbulluar për stërvitje me klubin e tij.

Portieri është pjesë e Torinos, por është jashtë projektit sportiv të skuadrës granata.

Ai kishte marrë së fundmi një ofertë nga Karagumruk në futbollin turk, por e kishte refuzuar atë.

Një vendim që nuk i ka pëlqyer klubit i cili nuk po gjen dot ku ta sistemojë Berishën.

Torinezët kanë vendosur që të lënë portierin jashtë grumbullimit stërvitore për sezonin e ri, duke bërë të qartë se presin që ai të largohet ose të qëndrojë pa luajtur një vit pasi nuk bën pjesë në planet e tyre.

Problemi i madh i Torinos është se rroga e Berishës është 1 milionë euro neto në vit, që dyfishohet duke përfshirë edhe taksat.

Kjo është ajo që ka bërë të stepen shumë klube të tjera italiane, duke lënë në vendnumëro portierin i cili për momentin, ka filluar të stërvitet individualisht për të qenë në formë nëse shfaqet një opsion interesant për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco