Momenti për fitoren e parë, Giresse: Gati të dominojmë Bjellorusinë

Momenti për fitoren e parë, Giresse: Gati të dominojmë Bjellorusinë

19:37, 18/06/2023

 

Kosova është gati për takimin ndaj Bjellorusisë. Sfidë ku fitorja është alternativa e vetme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Euro 2024.

Dardanët kanë siguruar vetëm barazime në tri takimet e para, ndërkohë që të hënën (20:45) është radha e transfertës ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë.

Përballje që do të transmetohet në SuperSport 3. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse foli sot gjatë konferencës për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe bjellorusët kanë vepruar njëjtë. Kemi analizuar në veçanti lojën e fundit të tyre ndaj Izraelit.

Por jo gjithnjë duhet t’u përshtatemi kundërshtarëve. Ne duhet t’i detyrojmë ata që të përshtaten me lojën e tonë.

Pra, ne duhet t’ua imponojmë lojën tonë. Qëllimi është të dominojmë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë”, deklaroi trajneri francez.

Më pas një koment për tri takimet e para. “Ajo që na ka munguar në tri ndeshjet e para ka qenë goli. Kemi treguar futboll të mirë në ndeshjen e fundit.

Por nuk shënuam. Besoj se duhet të luftojmë më shumë për të shënuar gola dhe nëpërmjet tyre të arrijmë deri te fitorja. Që është edhe qëllimi ynë gjithnjë”, theksoi Giresse.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco