Fazliji nuk dorëzohet për kualifikimin: Do të japim maksimumin për tri pikët

Fazliji nuk dorëzohet për kualifikimin: Do të japim maksimumin për tri pikët

19:29, 18/06/2023

 

Kosova do të luajë këtë të hënë ndeshjen e katërt eliminatore të Euro 2024 përballë Bjellorusisë në Budaspest. Në konferencën për shtypin, në krah të trajnerit Alain Giresse ishte mesfushori Betim Fazliji, i theksoi se vetëm fitorja mund ta mbajë ende në lojë Kosovën për kualifikimin.

24-vjeçari premtoi se “dardanët” do të japin gjithçka për tri pikët.

“E dimë se çfarë rëndësie ka ndeshja. Do ta japim maksimumin dhe presim t’i marrim pikët e plota. Kemi ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Qëllimi është t’i marrim pikët e plota ndaj Bjellorusisë”.

“E mira është që nuk luajmë në fushën e tyre dhe nuk ka shikues. Ndeshja e fundit që kishim ndaj Rumanisë ishte e vështirë, fusha ishte e vështirë për të dyja skuadat. Nuk ishte e lehtë që të bënim një ndeshje të mirë. Të gjithë e dimë se është e rëndësishme dhe duhet t’i marrim pikët e plota”, ka theksuar Fazliji.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco