Vinicius flet pas sfidës Brazil-Guine: Një mik i imi është prekur nga racizmi

Vinicius flet pas sfidës Brazil-Guine: Një mik i imi është prekur nga racizmi

18:27, 18/06/2023

 

Ditën e djeshme, Brazili mori një fitore me shifrat 4-0 ndaj Guinesë në një përballje miqësore. Kombëtarja e “Selessao” ishte e gjitha e veshur me një fanellë të zezë totalisht në mbështetje të prekurve nga racizmi.

Pak javë më parë, sulmuesi brazilian Vinicius Junior u ndesh me këtë fenomen në sfidën e Real Madrid ndaj Valencias. Në përfundimin e takimit të Brazilit kundër Guinesë, ylli brazilian tregoi se në këtë mbrëmje një mik i tij ishte prekur nga racizmi.

“Duart lart, kjo është arma ime për ty, i thanë mikut tim. Teksa isha duke luajtur me fanellën e zezë historike dhe isha i prekur, miku im u poshtërua dhe u ofendua në hyrje të stadiumit.

Një ngjarje e trishtë, asnjëri prej tyre nuk u besoi syve. Ishte e neveritshme. Por unë pyes përgjegjësit, ku janë pamjet nga kamerat e sigurisë?” – u shpreh Vinicius Junior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco