Nis rrugëtimi drejt Euro 2024, Sllovenia fiton me përmbysje në transfertë

Nis rrugëtimi drejt Euro 2024, Sllovenia fiton me përmbysje në transfertë

18:06, 23/03/2023

 

Ka startuar rrugëtimi i kombëtareve të kontinentit plak drejt Kampionatit Europian 2024, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Gjermani. Ka nisur sot zyrtarisht fushata eliminatore e kombëtareve eurpiane, që synojnë të presin një biletë për në finalet e eventit më të rëndësishëm të kontinentit.

Sllovenia ka fituar me përmbysje 2-1 në transfertë në stadiumin “Astana Arena” përballë Kazakistanit. Janë vendasit ata që mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Samorodov, por miqtë reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me Brekalo dhe Vipotnik.

Sllovenia merr një fitore të çmuar në transfertë dhe nis në mënyrën më të mirë këtë fushatë eliminatore të Euro 2024. Kujtojmë që të dyja skuadrat bëjnë pjesë në Grupin H, bashkë me Irlandën e Veriut, Danimarkën, San Marinon dhe Finlandën.

Në mbrëmje do të luhen ndeshjet e tjera të ditës së sotme, ku spikat përballja mes Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Maradona” të Napolit në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco