Kërcasin gjobat, Arsenali është klubi më i padisiplinuar në Angli

Kërcasin gjobat, Arsenali është klubi më i padisiplinuar në Angli

17:59, 23/03/2023

Klubet e Premier Ligue dhe ato të Ligave Profesioniste të Futbollit kanë paguar një shifër prej 1.3 milionë paundësh gjoba këtë sezon për sjellje agresive në fushë.

“The Sun” ka zbuluar shifrat e gjobave që skuadrat e elitës së futbollit anglez kanë paguar deri tani këtë sezon pas incidentit që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA mes United dhe Fulhamit, ku u treguan tre kartonë të kuq në harkun e 40 sekondave për miqtë. Por me sulmuesin Mitrovic, i cili shtyu arbitrin dhe trajnerin Marco Silva në pritje të dënimit, 54 ekipe të tjera nga 92 të ligave profesioniste të futbollit anglez janë gjobitur për sjelljen e tyre.

 

Arsenali është skuadra që ka paguar shifrën më të lartë të gjobave nga klubet e Premier Ligës këtë sezon (185 mijë paund), ndërsa Manchester United dhe Evertoni kanë paguar gjoba me 6 shifra. Kryesuesit e Premier Legue janë shpallur fajtorë në katër raste se nuk kanë arritur që të kontrollojnë sjelljen e lojtarëve të tyre këtë sezon. Vetëm pesë klube të Premier Legue nuk kanë marrë gjoba për humbje të kontrollit në fushë: Newcastle, Brentford, Leicester, Bournemouth dhe Southampton.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco