Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekstradimit të anëtarëve të bandës së Lul Berishës nga Dubai

Skandali me arbitrat, UEFA nis zyrtarisht hetimet për Barcelonën

Skandali me arbitrat, UEFA nis zyrtarisht hetimet për Barcelonën

16:49, 23/03/2023

 

Barcelona është zyrtarisht nën hetim për rastin Negreira. UEFA dëshiron t’i shkojë deri në fund skandalit që lidhet me pagesat e klubit ndaj ish-zëvendëspresidentit spanjoll të arbitrave për të favorizuar klubin katalanas me vendime. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë UEFA me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar inspektorët e disiplinës dhe etikës së UEFA-s, për të kryer një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin Rasti Negreira. Informacione të mëtejshme për këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, thuhet në faqen e internetit të UEFA-s.

Hetimi mund të sjellë pasoja në nivel sportiv dhe ekonomik për katalanasit. Në të vërtetë, rregullorja e UEFA-s përcakton si një kërkesë thelbësore për pjesëmarrjen e çdo klubi që ata “të mos jenë të përfshirë drejtpërdrejt dhe/ose indirekt në asnjë aktivitet që synon organizimin ose ndikimin në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Për këtë arsye klubi mund të rrezikojë përjashtimin nga garat e ardhshme europiane. Një mospjesëmarrje në Champions League do të ishte shumë serioze nga pikëpamja ekonomike për Barcelonën dhe do të rrezikonte shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco