Benzema nuk është dakort me çmimin e FIFA-s për Messin, ja çfarë publikon

Benzema nuk është dakort me çmimin e FIFA-s për Messin, ja çfarë publikon

19:30, 01/03/2023

 

Karim Benzema nuk e pranon dot faktin që ishte Lionel Messi lojtari që u nderua me cmimin “FIFA The Best”. Pasi bojkotoi ceremoninë e mbrëmjes së të hënës në Paris bashkë me trajnerin Carlo Ancelotti, sulmuesi francez publikon një mesazh të qartë në rrjetet sociale ku rreshton të gjitha arritjet e tij gjatë vitit 2022, duke lënë të kuptohet se Lionel Messi me vetëm një kupë bote dhe ndonjë sukses të parëndësishëm në Francë, ka bërë shumë pak për ta merituar trofeun.

63 gola, 21 asiste dhe gjithashtu Top i Artë, Benzema kërkon të thotë se nuk ka çfarë të bëjë më shumë për të merituar trofeun e FIFA-s që gjithsesi nuk ka shumë gisht në këtë çështje pasi votat kanë ardhur nga trajnerët, kapitenët dhe përfaqësuesit e mediave në vendet përfaqësuese të FIFA-s.

Gjatë ditëve të fundit, Benzema ka postuar disa mesazhe të vështira për t’u zbërthyer por me referencë të qartë për zhgënjimin që ai pati nga ky eveniment.

Image

Mesazhe që kanë shkuar qartë dhe pastër për 68 milionë ndjekësit e tij në Instagram por edhe miliona të tjerë në mbarë botën. Pak javë më parë, sulmuesi i Real Madrid u largua përfundimisht edhe nga Kombëtarja e Francës pasi u la jashtë Kupës së Botës edhe pse ai ishte i gatshëm për të zbritur në fushë që nga faza me eleminim direkt.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco