Josa flet pas fitores 3-1 në Kupë ndaj Partizanit: Nuk ka mbaruar ende asgjë

Josa flet pas fitores 3-1 në Kupë ndaj Partizanit: Nuk ka mbaruar ende asgjë

19:22, 01/03/2023

Vllaznia ka mundur Partizanin me shifrat 3-1 në Shkodër, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Pas sfidës ka folur për “Oversport” trajneri i kuqebluve, Mirel Josa.

“Është një hap drejt kualifikimit, por nuk ka mbaruar asgjë. E dimë si është problemi i ndeshjeve, tani nuk ekziston efekti fushë, duhet të kemi kujdes me vazhdimësinë. Iu përshtatëm mirë terrenit, duhet të kishim ende përmirësime, duhet të ambientoheshim. Përsa i përket luftës dhe agresivitetit, jam shumë i kënaqur me ekipin.

Unë nuk konsideroj asnjë skuadër të dobët, nuk mund të konsideroj Teutën pasi e ka mundur 2 herë Tiranën. Duhet të sillemi njësoj në futboll, thjesht të ambientohemi më mirë gjatë fazës së lojës. Kemi pasur probleme, ekipi ka reaguar disi mirë dhe në mungesa.

Sot ishim disi të plotë, pres të kemi dhe Bekim Balajn të çliruar me golat. Mua më kënaq kur të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të luajtur, kampionati është shumë i ngjeshur, luajmë sërish të hënën. Rezultati është diçka që mbyll shumë gjëra.

Nuk bëj krahasime ashtu si i bëni ju, mua më intereson që Kaina të jetë 100%, sot luajti dhe portieri i Kupës. Latifin e presim të jetë në formë të mirë, Çoba dha një kontribut shumë të madh me Tiranën dhe Partizanin.

Mua më intereson që lojtarët ti kem të gatshëm për ti hedhur në fushë, është problemi im si zgjidhen. Do vazhdojmë tek të dyja kompeticionet, nuk hyjmë ndonjëherë për të lënë njërën dhe të fitojmë tjetrën, e dimë mirë se çfarë mund të bëjë Partizani në ndeshjen e kthimit”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco