VIDEO/ Do mbajë numrin e Skukës, Partizani zyrtarizon sulmuesin e ri

VIDEO/ Do mbajë numrin e Skukës, Partizani zyrtarizon sulmuesin e ri

17:30, 03/02/2023

Partizani ka prezantuar sot para tifozëve blerjen më të fundit në merkaton e janarit, një sulmues i cili pritet të marrë një rol kryesor në planet e trajnerit Xhovani Kolela.

Remzifaik Selmani ka nënshkruar me të kuqtë deri në vitin 2025 dhe kryeqytetasit e kanë prezantuar me një njoftim në rrjetet sociale.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Remzifaik Selmanit. Sulmuesi është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 25 vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezőkövesd.

Në karrierën e tij Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedoninë e Veriut dhe Llapin në Kosovë”, shkruante Partizani përkrah videos ku për herë të parë Selmani mbante veshur bluzën e kuqe me numrin 9, atë të lënë bosh nga Xhuliano Skuka i larguar pak ditë më parë drejt Francës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco