Gjermania gjen pasardhësin e Bierhoff, Rudi Voller drejtori i ri i kombëtares

Gjermania gjen pasardhësin e Bierhoff, Rudi Voller drejtori i ri i kombëtares

16:52, 03/02/2023

 

Dështimi në Botërorin e Katarit ka sjellë tronditje të mëdha në federatën gjermane të futbollit. Oliver Bierhoff, CEO dhe përgjegjësi i anës teknike të kombëtares, dha dorëheqjen nga detyra e tij dhe tashmë është gjetur edhe zëvendësuesi i tij.

Një emër i njohur i futbollit gjerman, Rudi Völler ka marrë zyrtarisht pozicionin e ri në kombëtare.

Ky vendim është marrë nga “Task Force” e themeluar nga presidenti i federatës Bernd Neuendorf dhe zëvendës-presidenti Hans-Joachim Watzke.

Ish-sulmuesi i Romës ka arritur që të mposhtë konkurrencën e shumë emrave të njohur për këtë detyrë të re, si Karl-Heinz Rummenigge, Oliver Kahn, Matthias Sammer dhe Oliver Mintzlaff.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco