Sfondi tronditës i transferimit më të madh të dimrit: Negociatat u përshkallëzuan, liderët gati sa nuk u përplasën fizikisht

Sfondi tronditës i transferimit më të madh të dimrit: Negociatat u përshkallëzuan, liderët gati sa nuk u përplasën fizikisht

13:29, 03/02/2023

Transferimin më të madh të dimrit e realizuan skuadrat e Benfica-s dhe Chelsea-t dhe në fund Enzo Fernandez përfundoi në Stamford Bridge pas negociatave të vështira. Megjithatë, mediat portugeze theksojnë se pas transferimit fshiheshin shumë probleme.

Dhe në bazë të informacioneve, është e lehtë të konkludohet se negociatat për lojtarin e kombëtares argjentinase kanë qenë problematike.

Por ajo që gazeta e respektuar portugeze Record zbuloi mëngjesin e sotëm e kalon kufirin e negociatave normale.

Diskutimet e zgjatura përfunduan në momentet e fundit të merkatos dhe gjithçka nisi pas paraqitjes së shkëlqyer të argjentinasit në Botërorin e Katarit, ku Enzo ndihmoi Argjentinën e tij të fitonte trofeun e shumëdëshiruar të Botërorit. Për këtë, ai mori çmimin prestigjioz për lojtarin më të mirë të ri të turneut.

Portugezja Record zbuloi se ka pasur shumë tension mes dy palëve gjatë negociatave kur ata u takuan për të negociuar personalisht për mesfushorin 22-vjeçar.

Debati u përshkallëzua aq shumë sa drejtuesit e dy klubeve ishin pranë një përplasje fizike. Bisedimet u mbajtën më 3 janar dhe presidenti i Benfica-s, Rui Costa dhe pronari i Chelseat, Todd Boehly u takuan.

Një nga arsyet e përshkallëzimit të negociatave është se Benfica dëshironte që Mateo Kovacic i Chelseat të përfshihej në marrëveshjen për Fernandez.

Kjo nuk është e gjitha, pasi gazeta pretendon se Fernandez kërcënoi se do të shpërndante një video që kritikonte strukturën drejtuese të Benfica-s nëse ai nuk do të lihej të shkonte te Chelsea.

Në fund gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë për të dyja palët. Benfica mori një shumë rekord për futbollin anglez (121 milionë euro) dhe Chelsea mori një lojtar që e donte shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco