Sonte, Serbi-Zvicër/ Golat dhe shqiponja djegin ende në Beograd

Sonte, Serbi-Zvicër/ Golat dhe shqiponja djegin ende në Beograd

18:19, 02/12/2022

Gjithçka është ende shumë e freskët në memorien e serbëve, por akoma më shumë e shqiptarëve, që festuan dyfish.

Aktualisht Zvicra e shqiptarëve ka një avantazh jo të vogël, duke qenë se në stadiumin “974” do t’i mjaftonte dhe një barazim për të avancuar, falë tri pikëve në start ndaj Kamerunit (humbi më pas me Brazilin, ndërsa Serbia ka vetëm 1 pikë).

Gjithsesi, duke parë jehonën e madhe që po i bëhet kësaj ndeshjeje jo vetëm nga Beogradi, por nga e gjithë media botërore, duke njohur edhe arsyet e forta politike që janë brenda dhe duke mos harruar provokimin e pësuar nga serbët në Botërorin e kaluar, të gjitha presin ndoshta ndeshjen më të luftuar, atë më të ndierën dhe pse jo, ndoshta më spektakolaren deri tani të kësaj Kupe Bote.

Ndonëse siç raporton “Blick”, por edhe “Kurir”, ish-ylli i Bazelit, Bajernit, Interit, Liverpulit, Lionit dhe tashmë i Çikagos në Amerikë, i ka kërkuar trajnerit Jakin që të luajë me çdo kusht, pasi për të mundur sërish serbët është gati që të shtrëngojë dhëmbët.

Xherdan Shaqiri  vështirë se do ta humbë këtë mundësi dhe pse jo, gjatë duelit të sotëm të shpresojmë se dy shqiptarët që udhëheqin kombëtaren e Zvicrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco