U kualifikuan në 1/8-tat e Champions League, të gjitha lëvdatat shkojnë për një njeri te Club Brugge

U kualifikuan në 1/8-tat e Champions League, të gjitha lëvdatat shkojnë për një njeri te Club Brugge

10:20, 13/10/2022

Kush do të guxonte ta mendonte këtë? Pas vetëm 4 raundesh, Club Brugge tashmë ka siguruar kalimin në 1/8 e finales së Champions League. Në Madrid, klubi mbijetoi ndaj Atletico-s (0-0), falë një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer të Simon Mignolet.

Image

34 vjeçari me eksperiencë i dha Club Brugge kualifikimin e parë për në fazën eliminatore që nga krijimi i Champions League. Pavarësisht një mbizotërimi të madh të Atletico-s, belgët nuk u dorëzuan. As kur iu desh të vazhdonin me dhjetë lojtarë në dhjetë minutat e fundit pas kartonit të kuq të Kamal Sowah.

Mignolet, i cili në të kaluarën ka mbrojtur portën e Liverpool, shkëlqeu kundër Atleticos edhe javën e kaluar, kur kampioni i Belgjikës rezultoi (2-0) shumë i fortë për Atleticon. Në total, portieri bëri katërmbëdhjetë pritje pa pësuar gol në dy duelet ndaj spanjollëve. Një rekord në Champions League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco